Telenews

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si “të gabuar, të pavend dhe të parakohshme” nismën për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku pika e vetme e rendit të ditës është votimi për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Në fjalimin e tij para delegatëve, Abdixhiku tha se kjo nismë është ndërmarrë në një periudhë të ndjeshme për vendin dhe për vetë LDK-në.

“E konsideroj të tillë sepse vjen në mënyrë të njëanshme, në një moment të ndjeshëm për vendin dhe përcaktues për partinë tonë”, deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se procesi është i nxituar, pasi zhvillohet vetëm pak muaj pas Kuvendit të fundit të jashtëzakonshëm dhe para mbajtjes së Kuvendit të rregullt të partisë.

Kreu i LDK-së shprehu pakënaqësi ndaj disa anëtarëve të partisë, të cilët, sipas tij, nuk kanë qenë aktivë në periudhat më të rëndësishme politike, por më pas kanë kërkuar përgjegjësi për rezultatet e arritura.

“Kur refuzohet pjesëmarrja në Këshill të Përgjithshëm, në Kolegjium të degëve, në fushatën e partisë dhe pas saj kërkohet përgjegjësi, unë e refuzoj këtë logjikë”, tha ai.

Abdixhiku deklaroi se përgjegjësia duhet t’u kërkohet atyre që kanë qenë të angazhuar në terren dhe kanë kontribuar në proceset politike të partisë.

“S’mund t’i jap përgjegjësi dikujt që refuzon pjesëmarrjen në organet e partisë dhe betejat më të rëndësishme politike, ndërsa më pas kërkon përgjegjësi për rezultatet. Përgjegjësi i jap vetëm anëtarit dhe delegatit që ka qenë në terren”, u shpreh ai.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së është thirrur me kërkesë të një grupi delegatësh, ndërsa 355 delegatë pritet të votojnë për të vendosur nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta drejtojë partinë

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Zjarr i madh në Durrës në zonën e Shkozetit, 5 zjarrëfikëse në vendgjarje

Blearta