Telenews

Dy viktima dhe 21 raste të reja me HIV, infektologia: Qytetarët ende nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun

Rastet e HIV-it në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë këtij viti duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e informimit dhe testimit të hershëm.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga fillimi i vitit deri në mesin e muajit korrik janë regjistruar 21 raste të reja, ndërsa dy persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

Si është realisht situata në Kosovë? A ka ndikuar shtimi i numrit të testimeve apo në realitet janë shtuar rastet?

Për këtë në KlanKosova foli Arbana Kasumi-Shala, infektologe dhe njëherësh udhëheqëse e Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar.

“Realisht është duke u përhapur. Unë po mendoj që ende nuk është popullata e vetëdijesuar për rreziqet e marrjes së këtij virusi”, tha Kasumi -Shala.

“Ndoshta me testimet e më shumta nëse bëhen atëherë ose është mundësia për me u mbrojtur apo për me u zbulu më herët ky virus dhe në këtë mënyrë që personat apo apo pacientët të marrin më herët terapinë edhe në këtë mënyrë që të mbrohen faktikisht ta ulin sasinë e virusit në organizëm të bëhen të padetektueshëm dhe në këtë mënyrë mos ta bartin te personi tjetër”.

Të ngajshme

Gjendet një grua pa shenja jete te Ura e Fshajt në Gjakovë

Yllka Gashi

Bayern Munchen e shpall të mbyllur afatin kalimntar

Yllka Gashi

32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për katër të akuzuarit në rastin “Toka 2”

Rrezarta Ramaj