Telenews

Rama: Shqipëria hyn në një etapë të re me prodhimin e mjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si një “ditë historike për rilindjen e industrisë ushtarake” dorëzimin e 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s për Forcat e Armatosura.

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se kompania “Timak Defence”, e cila nisi si një start-up shqiptar, tashmë është shndërruar në një kapacitet prodhues për ushtrinë. Ai theksoi se shteti shqiptar është aksionar në këtë kompani përmes partneritetit mes “Timak Defence” dhe kompanisë shtetërore KAYO, e krijuar për bashkëpunime në fushën e mbrojtjes.

Sipas Ramës, synimi është ndërtimi i një industrie ushtarake “Made in Albania”, që do të përmbushë nevojat e Forcave të Armatosura me produkte të standardeve të larta, si dhe do të krijojë mundësi për eksport në vendet mike dhe aleate.

“Ky është vetëm fillimi i një tjetër historie të re për Shqipërinë, që deri dje askush nuk e parafytyronte”, u shpreh Rama.

Të ngajshme

Rriten rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën

Yllka Gashi

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara, të fshehura në një autobus te Dheu i Bardhë

Yllka Gashi

Bulliqi: Nga 1 shtatori Komuna e Podujevës merr përsipër mbështetjen edukative për fëmijët me autizëm

Yllka Gashi