Telenews

“Ëndrra të reja, sfida të reja”, Granit Xhaka me mesazh për tifozët e Sunderlandit: Së bashku, gjithmonë

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka përcjellë një mesazh emocionues në rrjetet sociale në prag të fillimit të sezonit të ri.

Mesfushori shqiptar falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kujtimet e krijuara së bashku do të mbeten përgjithmonë, shkruan Indeksonline

“Ne krijuam kujtime që do të mbeten me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita dhe t’ju dëgjonim të këndonit me një zë të vetëm… Këto janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë.

“Faleminderit që besuat tek ne. Faleminderit që qëndruat pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit.

“Tani nis një sezon i ri. Ëndrra të reja. Sfida të reja. E njëjta stemë. I njëjti pasion. Le ta shijojmë çdo moment, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë këtë sezon edhe më të paharrueshëm se ai i kaluari. Së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Të ngajshme

Driton Selmanaj i nënshtrohet një operacioni jo të lehtë

Yllka Gashi

SHBA kërkon strategji të reja kundër Iranit, ushtria u bën thirrje analistëve: Na duhen ide “kreative” për të rritur presionin

Yllka Gashi

Vetëm në javën e fundit, u regjistruan 21 raste të reja me fruth

Yllka Gashi