Telenews

Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, ka pranuar informacione operative se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, dy infermierë janë të përfshirë në shpërdorim detyre, duke përvetësuar paratë nga pagesat e pacienteve që kërkojnë shërbime mjekësore.

Bazuar në këto informacione dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, që nga muaji qershor 2026 janë ndërmarrë veprime hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi që krijojnë dyshimin e bazuar se të dyshuarit Xh.B., në cilësinë e kryeinfermierit dhe B.R., në cilësinë e infermierit në QKMF – Prizren, gjatë periudhës nga muaji gusht deri nëntor të vitit 2024, si dhe nga muaji shkurt deri dhjetor të vitit 2025, gjatë kohës sa ishin në orarin e punës, përkatësisht në ndërrimin e natës në QKMF-Prizren, kanë përvetësuar paratë e arkëtuara nga pagesat e pacientëve për shërbimet shëndetësore.

Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuari Xh.B., ka përvetësuar në vlera të vogla monetare shumën prej 1,250 euro, ndërsa i dyshuari B.R., ka përvetësuar në vlera të vogla monetare shumën prej 1,032 euro. Shuma e përgjithshme e mjeteve financiare të dyshuara të përvetësuara, nga hetimet e deritanishme arrin në 2,282 euro.
Veprimet e të dyshuarve të lartëcekur, mbështesin dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 418 i KPRK-së.

Pas intevistimit të tyre, në prani të mbrojtësve, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngajshme

Driton Selmanaj i nënshtrohet një operacioni jo të lehtë

Yllka Gashi

SHBA kërkon strategji të reja kundër Iranit, ushtria u bën thirrje analistëve: Na duhen ide “kreative” për të rritur presionin

Yllka Gashi

Vetëm në javën e fundit, u regjistruan 21 raste të reja me fruth

Yllka Gashi