Telenews

Grahu automjetin me 212 km/h në rrugët e Shqipërisë, shoferi gjobitet me 4.300 euro

Një drejtues automjeti është ndëshkuar me një gjobë rreth 4.000 euro pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi 212 kilometra në orë në aksin rrugor Milot–Laç.

Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u evidentua në kulmin e fluksit të trafikut, ndërsa shoferi, me shpejtësinë e tij, krijoi rrezik potencial për aksidente të rënda rrugore.

“Policia rrugore ndërhyri menjëherë, e ndaloi drejtuesin e automjetit dhe, përveç gjobës, i zbriti edhe 12 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftim.

Autoritetet e Shqipërisë njoftuan se kontrollet me pajisjet inteligjente Poliscan do të vazhdojnë në akset rrugore kombëtare për të identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit që tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë.

Të ngajshme

Cilat janë gjashtë dietat më të mira për burrat?

Yllka Gashi

“Kontributi i tij në futboll do të kujtohet me respekt”, Ademi i pikëlluar për vdekjen e “Dushit”

Yllka Gashi

“The Devil Wears Prada 2” thyen rekorde në Disney+, 15.2 milionë shikime në pesë ditë

Yllka Gashi