Telenews

I premtoi biznes në Kosovë, arrestohet për keqpërdorim të investimeve të një shtetasi të huaj

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, pasi dyshohet se ka dëmtuar financiarisht një shtetas të huaj me të cilin kishte planifikuar të hapte një biznes të përbashkët në Kosovë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë periudhës 2024–2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është kryer të martën.

Dyshohet se ai ka keqpërdorur investimet dhe autorizimet ekonomike të ankuesit, duke i shkaktuar dëm financiar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj