Telenews

Asfaltohet rruga Shipashnicë-Desivojcë-Terstenë, Kurti përuroi përfundimin e projektit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, dhe kryetarin e komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përuruan përfundimin e projektit “Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës rajonale R124 Shipashnicë – Desivojcë – Terstenë”, një investim prej afër 3 milionë e 256 mije euro.

Duke u shprehur i kënaqur me përfundimin e projektit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që kjo rrugë 10-kilometërshe ka për banorët e zonës në veçanti dhe komunën e Kamenicës në përgjithësi.

“Mundësohet qarkullimi më i shpejtë, me i lehtë i qytetarëve, edhe i bizneseve. Është rrugë e rëndësishme për bashkatdhetarët tanë, është rrugë e rëndësishme për bizneset dhe për zhvillimin ekonomik, gjithashtu është e rëndësishme edhe për turizmin e këtyre zonave të bukura të komunës së Kamenicës”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Prononcimi i Kryeministrit në detyrë Kurti:

Është kënaqësi të jemi bashkë me kryetarin e komunës, Kadri Rahimajn, dhe me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Bashën, me rastin e përurimit të kësaj rruge rajonale, R124, e cila u rehabilitua dhe u asfaltua në gjatësinë e gjithmbarshme prej rreth 10 kilometra, me gjerësi prej afër 6 metra, dhe, e cila e lidh Shipashnicën me Desivojcën edhe Terstenën.

Në këtë mënyrë mundësohet qarkullimi më i shpejtë, me i lehtë i qytetarëve, edhe i bizneseve. Është rrugë e rëndësishme për bashkatdhetarët tanë, është rrugë e rëndësishme për bizneset dhe për zhvillimin ekonomik, gjithashtu është e rëndësishme edhe për turizmin e këtyre zonave të bukura të komunës së Kamenicës.

Njëkohësisht duhet theksuar që operatori ekonomik i ka kryer punimet e kësaj rruge për gjithsej 195 ditë pune. Kostoja e gjithmbarshme ka qenë afër 3 milionë e 256 mije euro.

Së pari është shtruar ajo shtresa bazike BZH 22, me trashësi rreth 7 centimetra, dhe më pastaj shtresa përfundimtare AB 11, gjithsej 11 centimetra. Është vendosur edhe sinjalizimi që të ketë siguri në trafik, edhe të qarkullimit të qytetarëve.

Prandaj, është gëzim, është lajm i mirë dhe urime të gjithëve!

Të ngajshme

A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit

Yllka Gashi

Pacolli njofton dërgimin e tri lëndëve në Prokurori, ja për çfarë dyshohet

Yllka Gashi

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Yllka Gashi