Telenews

Pacolli njofton dërgimin e tri lëndëve në Prokurori, ja për çfarë dyshohet

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar sot dorëzimin në Prokurori të tri lënëdve për hetim.

Ka dyshime se në tri lëndët ka bazë për dallavere me shpronësim dhe keqpërdorim të pronës publike.

“Sot kemi dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.
Mbrojtja e pronës publike është obligim i institucioneve dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur pronën publike dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo dyshim mbi keqpërdorimin e saj” shkruan Pacolli në njoftim.

Të ngajshme

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj