Telenews

Ish-futbollisti shqiptar arrestohet në Francë për shitje të kokainës – thotë se mbeti pa punë dhe e bëri “për idare”

Një lajm i rëndë ka tronditur opinionin sportiv shqiptar. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe një prej emrave të njohur të Superiores, Olgerd Muka, raportohet se është arrestuar nga autoritetet franceze në qytetin e Dizhonit, nën dyshimin për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve, 46-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia franceze për disa ditë, ndërsa operacioni përfundoi me ndalimin e tij së bashku me një tjetër shtetas shqiptar. Ata dyshohet se u kapën në flagrancë duke shpërndarë doza kokaine në një park të qytetit.

Gjatë përballjes me gjykatën, Muka ka pranuar faktet e paraqitura nga prokuroria dhe ka dhënë shpjegimet e tij për përfshirjen në këtë aktivitet të paligjshëm. Sipas raportimeve, ish-futbollisti ka deklaruar se kishte mbetur pa punë dhe se vështirësitë ekonomike e kishin shtyrë të merrte këtë rrugë, duke thënë se e kishte bërë “për idare” për të përballuar gjendjen financiare të familjes.

Olgerd Muka ka qenë një nga mesfushorët më të njohur të futbollit shqiptar në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve 2000. Gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Lushnja, Teuta, Dinamo, Bylisi, Flamurtari, Partizani, Besa dhe Memaliaj.

Ai gjithashtu ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, ku debutoi në vitin 2002 dhe regjistroi dy paraqitje me fanellën kuqezi.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Muka tentoi të vazhdonte në futboll edhe si trajner, por pa arritur të krijonte një stabilitet profesional. Tashmë, emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes për një çështje krejtësisht jashtë fushave të sportit, teksa përballet me akuza të rënda në Francë.

Të ngajshme

Shefi i FIFA-s në rrezik për postin – raportohet se i premtoi Marokut finalen e Botërorit 2030 për të shpëtuar karrigen

KushtrimGuraj

Rrufeja vret një futbollist, plagos 12 të tjerë në Tajlandë

KushtrimGuraj

Milan-Inter, derbi lokal përfundon me barazim

Yllka Gashi