Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara të posedimit të paautorizuar të narkotikëve gjatë 5 gushtit, ku janë arrestuar tre persona dhe janë sekuestruar sasi të ndryshme të drogës.
Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë një kontrolli rutinë, policia gjeti 1.2 gramë kokainë, 0.7 gramë ekstazi dhe tri qese me 32.4 gramë hashash. Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.
Në Fushë-Kosovë, policia arrestoi dy persona, pasi gjatë kontrollit u gjetën 2.28 gramë kokainë. Gjatë bastisjes në banesën e njërit prej tyre u sekuestruan edhe 2.28 gramë kokainë, 29.7 gramë heroinë dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, u arrestua një shtetas i huaj, pasi në bagazhin e veturës së tij policia gjeti 2.6 gramë marihuanë. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

