Telenews

Balje: Mes meje dhe VV-së nuk ka besim, qëndrimet e mia nuk kanë ndryshuar

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur para mediave në lidhje me seancën konstituive që do të mbahet sot.

Ajo ka thënë se para kësaj seance nuk është takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ndërsa ka thënë se qëndrimet e saj mbesin të njëjta me kohën kur kuvendi ishte funksional, para zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Takim me Kurtin nuk kam pas, qëndrimet nuk i ndryshoj, asgjë nuk ka ndryshu mes partisë sime dhe VV-së dhe nuk kam asnjë arsye që të reagoj brenda kuvendit siç kam reagu herën e fundit”, ka thënë Balje.

Ajo ka thënë se për presidentin nuk ka fol ende me asnjë parti.

“Për presidentin ende nuk kemi fol me asnjë parti, nuk kam informacion çka do të ndodh. Mes meje dhe VV-së nuk ka besim, as ata nuk besojnë si punoj unë as unë si punojnë ata”, ka shtuar Balje.

Për kryetarin e kuvendit dhe nënkryetarët që pritet të votohen sot, Balje ka thënë se sot nuk voton asgjë.

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut, i pranishëm si mysafir në Kuvend

Yllka Gashi

Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Hajvali, dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi

Berisha: Institucionet të formohen sa më shpejtë

Yllka Gashi