Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të shënojë konstituimin e legjislaturës së re dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja.
Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, më pas deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa në vazhdim pritet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca po mbahet në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ndërsa vëmendja mbetet e përqendruar te zhvillimet politike dhe mundësia e arritjes së marrëveshjeve për funksionalizimin e institucioneve të reja.

