Telenews

Aksident tragjik në Greqi, vdesin nënë e bir nga Shqipëria

Një aksident me pasoja fatale raportohet se ndodhi mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën nënë e bir nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, bazuar në informacionet paraprake bëhet e ditur se, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, vdiqën nëna 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar.

Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.

Në aksident mbeti i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.

Të ngajshme

I nxehti i madh në Korenë Veriore, Kim Jong i sygjeron popullit supën me mish qeni!

Yllka Gashi

Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës

Yllka Gashi

Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira

Yllka Gashi