Telenews

E dënuar për lidhje me një organizatë terroriste, pas arrestimit në Sarandë del para Gjykatës Penale në Tiranë 32-vjeçarja turke

Sot del përpara Gjykatës së Dhomës Penale në Tiranë, 32-vjeçarja turke Julide Yazici, pasi është dënuar në vendin e saj me burgim për lidhje me një organizatë terroriste.

E reja me profesion mësuese siç raporton gazetarja e Top Channel-it, Anila Hoxha, dyshohet për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe është arrestuar për llogari të shtetit turk si e kërkuar.

Yazici rezulton e dënuar me katër vjet burgim për këto vepra, ndërsa i kanë mbetur pa kryer edhe tre vjet 5 muaj e 22 ditë.

Ajo është arrestuar për qëllime ekstradimi dhe u arrestua në Rinas teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Nga verifikimet në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja./TCh/

Të ngajshme

I nxehti i madh në Korenë Veriore, Kim Jong i sygjeron popullit supën me mish qeni!

Yllka Gashi

Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës

Yllka Gashi

Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira

Yllka Gashi