Telenews

Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të re kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ku ka shprehur moskuptimin e tij për refuzimin e këtij të fundit për t’u takuar.

Në letrën drejtuar Hamzës, Kurti i ka kërkuar PDK-së që të qëndrojë në sallë dhe të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

Në këmbim të kësaj, Kurti ka ofruar sërish që PDK-së t’i takojë pozita e kryetarit të Kuvendit.

“E respektoj pozicionin tuaj për të mbetur në opozitë. Mirëpo, edhe konstituimin e Kuvendit edhe zgjedhjen e Presidentit/es të ri/re duhet ta bëjmë të gjithë bashkë siç e kërkon kushtetutshmëria tek e cila u betuam si deputetë të rinj dje. Ju letrën e përmbyllni duke thënë se “PDK do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kontributi i juaj në këtë pikë është veçse propozimi i emrit për nënkryetar nga partia juaj e i cili/a zgjedhet vetëm pasi të votojmë edhe ne për të. Kontribut real mund të jepni pikërisht te zgjedhja e Presidentit/es, e cila do të na i evitonte edhe një palë zgjedhje të panevojshme e të paarsyeshme, gjithsesi të dëmshme si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për ekonominë e vendit. Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/re të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.”, thuhet në letër.

Të ngajshme

LDK reagon pas caktimit të vazhdimit të seancës, kërkon konstituimin e Kuvendit sonte

Rrezarta Ramaj

Hamza mbledh GP-në në Kuvend: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Raporti i AUV: Qumështi dhe jogurti VITA, 100% të pastra – as vaj palme e as qumësht pluhur

Rrezarta Ramaj