Telenews

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Deharin, dhe Avni Zogun, duke i akuzuar për, siç ka thënë ai, “servilitet” ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Miftaraj, përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka thënë se Dehari, pas përpjekjeve dhe peripecive të shumta, ka marrë atë që ai e quan “çmimi servili i vitit”.

“Avni Dehari pas shumë e shumë perpjekjeve dhe peripecive merr çmimin servili i vitit.

Avni Zogu kalon në vendin e dytë.

Të dy avnushat per servilitetin e tyre ndaj VV dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetareve te Kosoves”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngajshme

Zbulim i ri shkencor hap rrugë për trajtimin e disa formave të kancerit

Yllka Gashi

Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje

Yllka Gashi

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Yllka Gashi