Telenews

TAHIRI I AAK-SË: VENDIMI PËR RRUGËT NJËKAHËSHE I GABUAR, TË ANULOHET MENJËHERË

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas fillimit të testimit të rrugëve njëkahëshe në unazën e brendshme të Prishtinës, duke e quajtur një testim pa rezultat të qartë dhe me ndikim negativ.
“Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj. Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët”, ka shkruar Tahiri, duke bërë thirrje që ky veprim të anulohet menjëherë nga kryetari Përparim Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë.

Të ngajshme

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Erzana Fazliu

Ali Ahmeti: Thaçi dhe të tjerët duhet të shpallen të pafajshëm, akuzohen për vepra që nuk i kanë bërë

Erzana Fazliu

Shkup protestohet sot për krerët e UÇK që janë në Hagë

Erzana Fazliu