Telenews

E rëndë në Ksamil: Babai godet për vdekje vajzën e tij katërvjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në një parkim privat.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë një manovre me automjetin e tij tip “Audi”, babai i vajzës ka goditur aksidentalisht fëmijën.

Viktima është katërvjeçarja Ajla Marku, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Policia e Sarandës po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Të ngajshme

Aksident në Topliqan të Lipjanit, ka të lënduar – policia në vend të ngjarjes

Rrezarta Ramaj

Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët? Ja sa orë gjumë u duhen sipas moshës

Rrezarta Ramaj

Messi donte të linte Botërorin për babain: Drama e dhimbshme që e përjetoi në heshtje

Rrezarta Ramaj