Telenews

Komuna e Skenderajt vazhdon heqjen e shpenzimeve të varrimit për familjet

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se do të vazhdojë të heqë financiarisht shërbimin e varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës edhe në vitet e ardhshme.

Për këtë qëllim, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi.

Sipas komunës, mbështetja synon t’ua lehtësojë familjeve barrën financiare në një prej momenteve më të vështira për to.

“Në momente të vështira për familjet, mbështetja institucionale është përgjegjësi dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Komuna ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve dhe familjeve në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në periudhat kur kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

“Pranë qytetarëve dhe familjeve të Skenderajt, atëherë kur kanë më së shumti nevojë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Doganës dakordohen për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ekonomik

Yllka Gashi

Kapet në flagrancë hajni, në shtëpinë e Kim Kardashian

Yllka Gashi

KFOR-i konfirmon vendosjen e Policisë mbi urën e Ibrit: Tranzicion gradual, jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi

Yllka Gashi