Telenews

Mërgimtarët në Kuvend: Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa

Mërgimtarët që vizituan sot Kuvendin e Kosovës e kanë cilësuar si “skandaloze” bllokadën institucionale në vend, duke thënë se Kosova duhet të ketë një shtet për të cilin do të krenohet e gjithë Evropa, raporton.

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët për tri ditë radhazi, duke u mundësuar atyre të njihen nga afër me hapësirat dhe punën e këtij institucioni.

Në kuadër të kësaj vizite, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në Kuvend bashkatdhetarët që po qëndrojnë në Kosovë gjatë sezonit të verës.

Selatin Tahiri nga Gjermania, i cili prej 35 vitesh jeton në këtë shtet, tha se vizita në Kuvend është një ndjenjë e veçantë, ndërsa komentoi edhe situatën politike në vend.

“Me qëndrim në Gjermani, mirëpo jam nga Prishtina. Përndryshe i lindur në fshatin Koliq. Që 35 vite në Gjermani. Kosovën e vizitoj çdo vit. Familjarët, mirëpo edhe takimet e shpeshta me përfaqësues, me politikanë, me delegatë të parlamentit. Kjo është ndjenjë e veçantë. Është Parlamenti i Kosovës, është një objekt ku merren ligje, ku shteti funksionon përmes parlamentit, përmes ligjeve, përmes kësaj strukture politike. Bllokada është shumë, nuk di si ta quaj, nëse e quaj skandaloze. Nuk ka pasur nevojë, e panevojshme të bëhet një bllokadë e tillë, kur të gjithë jemi shqiptarë, të kuptojmë të mirën e vetvetes dhe ta kemi një shtet të cilin do të krenohet e gjithë Evropa, të gjitha vendet e tjera. Po ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

Një mërgimtar, i cili me vete kishte marrë edhe vajzën nga Gjermania, tha se vizita në Kuvend lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe gjeneratave të reja.

“Është për shtetin tonë. Edhe unë e kapa procesin afër, e kapa edhe vajzën e vogël, se e ardhmëria jonë. Edhe veçse që kanë me i rritë mbarë, për së pari për fëmijët tanë, gjeneratat tona të reja që vijnë, që ne me mund me i rritë me një rritje fort të gjerë këtu. Për partitë politike, unë jam idealist, po nuk jam militantist. Unë kam qenë në parti tjetër politike, sot jam në parti tjetër politike. Po për rrethanat e Lëvizjes Vetëvendosje, për atë e kam marrë edhe vajzën e vogël, se Vetëvendosja është e vetmja parti politike sot që ka menduar për fëmijët, për fëmijët tanë që me lindë në një shtet që kujdeset dikush për ta”, tha ai.

Një tjetër mërgimtar nga Turqia tha se kishte ardhur nga Ankara së bashku me fëmijët për të vizituar Kuvendin e Kosovës.

“Ne erdhëm prej Turqisë, nga Ankara. Erdhëm, kemi pasur fëmijët këtu me vizituar Kuvendin e Kosovës. Po, është ky vend është personalisht për vendin është mjaft i rëndësishëm. Gjithmonë po vazhdon inshallah gjithmonë me suksese. Shpresoj që do ta kalojnë. Është këtu gjithmonë me dialog po vazhdojnë punët”, tha ai

Të ngajshme

Hedhja nga varka i kushtoi jetën, mb*tet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

Yllka Gashi

Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Doganës dakordohen për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ekonomik

Yllka Gashi

Kapet në flagrancë hajni, në shtëpinë e Kim Kardashian

Yllka Gashi