Telenews

Hedhja nga varka i kushtoi jetën, mb*tet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqenin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur teksa i riu ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut.

Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari është hedhur nga varka në ujë për t’u larë. Pak çaste më vonë ka pasur probleme në liqen dhe nuk ka mundur të dalë në sipërfaqe.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje janë mobilizuar shërbimet e emergjencës dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Rrethanat e sakta të mbytjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në momentet para mbytjes së 32-vjeçarit.

Të ngajshme

Dyshime për transport të xehes jashtë orarit, “Trepça” suspendon dy punëtorë –

KushtrimGuraj

Pushime të paharrueshme në Adriatik: 5 ditë All Inclusive për 520 euro

Rrezarta Ramaj

Sekuestrohen armë e municion në Pejë, Istog e Junik, tre persona arrestohen pas të shtënave në ahengje

Yllka Gashi