Telenews

Inspektorati vazhdon kontrollet, tërhiqen nga tregu produkte me yndyrë bimore –

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar gjatë së hënës kontrollet në markete për produktet e qumështit dhe produktet e ngjashme, pas urdhrit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për tërheqjen e tyre nga tregu.

Gjatë orëve të paradites janë kryer shtatë inspektime në markete të klasave B dhe C në rajonet e Prishtinës dhe Prizrenit. Në disa prej tyre janë gjetur produkte që përmbajnë yndyrë me bazë bimore, të cilat janë evidentuar dhe janë larguar nga raftet me urdhër të IQMT-së.

Produktet e tërhequra gjatë kontrolleve janë Holla Schmand, 400 gramë, Holla Cooking Cream, 1 litër dhe Magic Krem, 800 gramë.

Në njoftimin e publikuar në Facebook thuhet se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bazuar në listën e zgjeruar të produkteve të identifikuara nga AUV dhe të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në listën e produkteve të kompanisë Abrazen LLC – Qumështorja Vita, të cilat duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu, janë:

  • Schmand, 18%, 180 g
  • Schmand, 18%, 800 g
  • Schmand, 18%, 400 g
  • Holla Dessert, 1 L
  • Holla Barista, 3.8%, 1 L
  • Graden Milk, 1 L
  • Holla Cooking Cream, 1 L
  • Mushroom Cream Cheese, 200 g
  • Qumësht “My Coë”, 3.2%, 1 L
  • Qumësht UHT “My Coë”, 3.2%, 1 L
  • Qumësht UHT “Land”, 3.2%
  • Djathë i bardhë 100%, 250 g

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është bërë e ditur se opinioni publik do të njoftohet në baza ditore për produktet që janë larguar nga tregu, bazuar në raportet e inspektorëve.

Të ngajshme

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca –

KushtrimGuraj

Kolona te Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, në pikat tjera “zgate Zot” –

KushtrimGuraj

Dyshime për transport të xehes jashtë orarit, “Trepça” suspendon dy punëtorë –

KushtrimGuraj