Telenews

Aktakuzë ndaj 5 personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi arrin afro 1 milion

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, të dyshuar për përfshirje në zjarrin që përfshiu diskotekën “Gate Club” në shkurt të vitit 2025.

“…Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve SH.T., dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale ‘’Zjarrvënia’’, nga neni 322 par.3 lidhur me nenin 31 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndaj të pandehurve B.H., I.M., dhe RR.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale ‘’Shtytje nga zjarrvënia’’, nga neni 322 par.3 lidhur me nenin 32 i KPRK-së, si dhe ndaj të pandehurit F.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare’’, nga neni 386 par.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria.

Sipas aktakuzës, më datë 14.02.2025, rreth orës 04:53, në rrugën ‘’Epiri’’, në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, në objektin e diskotekës ‘’Gate Club’’, të pandehurit SH.T., F.S., në bashkëkryerje dhe me dashje pas shtyrjes nga i pandehuri RR.A., dhe në këmbim të shpërblimit prej 3 mijë  eurosh, i kanë vënë zjarrin objektit të diskotekës ‘’Gate Club’’.

Si pasojë e zjarrit, sipas Prokurorisë, të dëmtuarve u është shkaktuar dëm material në vlerë prej 969.435 eurosh, transmeton Klankosova.tv.

Në një rast tjetër, Prokuroria thotë se nga shtatori deri më 16 nëntor 2025, B.H. dhe I.M., në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë shtyrë një person ende të paidentifikuar që t’ia djegë automjetin “Range Rover” të dëmtuarit S.S.

Gjithnjë, sipas aktakuzës qëllimi i këtij veprimi ka qenë hakmarrja, pasi të pandehurit konsideronin se F.S. dhe SH.T. ishin arrestuar si rezultat i veprimeve të dëmtuarit S.S.

“Personat e shtyrë e kanë realizuar veprimin e paralajmëruar duke i vënë zjarrin automjetit ‘’Range Rover’’ të dëmtuarit S.S., me ç ‘rast është shkaktuar dëm material në vlerë prej 54.892.72 eurosh. Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurve SH.T., F.S., B.H., I.M dhe RR.A., t’i shpallë fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe t’i dënojë sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, thotë Prokuroria.

Të ngajshme

Vazhdon “beteja” Swift-Trump, muzika e saj hiqet nga videot e presidentit

Yllka Gashi

E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV-së

Yllka Gashi

IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore

Yllka Gashi