Telenews

Ferran Torres i bashkohet PSG-së –

Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin e Ferran Torresit te kampioni francez.

Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja kap vlerën e afro 50 milionë eurove, pa bonuse apo variabla, që do të thotë se e gjithë shuma do të jetë fikse.

Torres ka arritur gjithashtu marrëveshje personale me PSG-në për një kontratë pesëvjeçare.

Sulmuesi 26-vjeçar kishte kërkuar më herët përmes agjentit të tij leje nga Barcelona për të munguar në stërvitjen e së mërkurës, pasi negociatat për largimin e tij kishin hyrë në fazën përfundimtare.

Me këtë transferim merr fund aventura e Ferran Torresit te Barcelona, ndërsa ai pritet të nisë një kapitull të ri në Paris.

Të ngajshme

Mourinho po mendon ta zhvendosë Alexander-Arnoldin në mesfushë te Real Madridi –

KushtrimGuraj

Ylli i Arsenalit refuzon Galatasarayn, i thotë “jo” ofertës prej 45 milionë eurosh –

KushtrimGuraj

Man City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernández, Chelsea kërkon 140 milionë –

KushtrimGuraj