Telenews

Mourinho po mendon ta zhvendosë Alexander-Arnoldin në mesfushë te Real Madridi –

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po shqyrton mundësinë që Trent Alexander-Arnoldit t’i japë një rol të ri në mesfushë, pasi portugezi raportohet se e sheh reprezentuesin anglez si një alternativë për qendrën e fushës.

Sipas Cadena SER, Mourinho beson se ish-lojtari i Liverpoolit i ka cilësitë teknike të nevojshme për të kontrolluar ndeshjet nga mesi i fushës.

Për këtë arsye, trajneri mund ta testojë Alexander-Arnoldin në këtë pozicion gjatë javëve të ardhshme.

Që prej transferimit te Real Madridi, Alexander-Arnold ka luajtur kryesisht në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Megjithatë, Mourinho po shqyrton mënyra të reja për ta shfrytëzuar më mirë aftësinë e tij në pasime dhe cilësitë teknike.

Ideja vjen në një moment kur Mourinho po formëson alternativat e tij për mesfushën para fillimit të sezonit të ri.

Real Madridi raportohet se ka përdorur skemën 4-2-3-1 gjatë ndeshjeve përgatitore, ndërsa portugezi po teston kombinime të ndryshme në repartin e mesfushës.

Të ngajshme

Ylli i Arsenalit refuzon Galatasarayn, i thotë “jo” ofertës prej 45 milionë eurosh –

KushtrimGuraj

Man City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernández, Chelsea kërkon 140 milionë –

KushtrimGuraj

Barcelona gati planin “B”, e gjen alternativën nëse dështon Julian Alvarez

Yllka Gashi