Telenews

Zjarri dogji bregdetin kroat, turistët evakuohen në një sallë sportesh

Aktualisht ka rreth 1,500 persona të evakuuar në sallën sportive “Ribnjak” në Omish të Kroacisë, dhe Kryqi i Kuq ka siguruar ushqim, ujë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri në mesnatë të mbrëmshme kishte më shumë se 2,000 persona, por disa njerëz janë larguar nga zona, ndërsa disa janë strehuar te anëtarët e familjes, raporton HRT-ja.

Drejtoresha e Kryqit të Kuq të Omish, Ana Stejskal, i tha HRT-së se ata janë të përgatitur për evakuime të reja të mundshme, megjithëse nuk i presin ato për momentin.

“Jemi të përgatitur, por nuk presim evakuime të mëtejshme. Mendoj se forcat tona në terren do ta parandalojnë këtë,” tha Stejskal.

Të evakuuarit do të qëndrojnë në qendrën e pritjes derisa të rivendoset trafiku dhe zonat e zjarrit të vihen nën kontroll. Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe erërave të forta bora, kthimi nuk është i mundur për momentin.

“Kushtet e motit janë vërtet të pafavorshme për momentin. Bora po fryn në të gjitha drejtimet, gjithçka është me tym dhe as nuk e di se kush mund të kthehet dhe ku,” theksoi ajo.

Kryqi i Kuq, shtoi ajo, siguroi ndihmën e nevojshme ushqimore dhe mjekësore. Vullnetarët gjithashtu u përgjigjën në numër të madh, përfshirë farmacistë dhe njerëz nga profesioni mjekësor.

“Ne siguruam ushqimet bazë menjëherë mbrëmë dhe do të bëjmë çmos sot që të gjithë ata që janë këtu të marrin një vakt të ngrohtë”, tha Stejskal.

Të ngajshme

Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje

Yllka Gashi

Bytyqi: Serbia nuk e njeh Kushtetutën, por që nuk e njeh edhe pushteti ynë, nuk e kam ditur

Yllka Gashi

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Yllka Gashi