Telenews

Barcelona gati planin “B”, e gjen alternativën nëse dështon Julian Alvarez

Barcelona po shqyrton edhe alternativa të tjera në repartin ofensiv, në rast se nuk arrin të finalizojë transferimin e Julian Alvarez nga Atletico Madridi.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, në listën e klubit katalanas është edhe sulmuesi i Sportingut, Luis Suarez. Megjithatë, transferimi i kolumbianit nuk do të jetë i lehtë, pasi ai konsiderohet lojtar kyç për klubin portugez.

 

Barcelona aktualisht e ka Julian Alvarez si një prej objektivave kryesorë, por situata e vështirë me Atlético Madridin mund ta detyrojë klubin të ndryshojë strategji në ditët e ardhshme.

Romano raporton se Barcelona do të nisë të shqyrtojë më seriozisht Suarezin dhe opsionet e tjera nga java e ardhshme, nëse marrëveshja për Alvarez vazhdon të mbetet e bllokuar.

Luis Suarez, i cili është pjesë e rëndësishme e Sportingut, është kështu një prej emrave në listën e ngushtë të Barcelonës për përforcimin e sulmit.

Të ngajshme

Sulmohet një mjek në QKMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë

Yllka Gashi

Protestuesit në Han të Elezit djegin goma, si simbolikë kundër përdorimit dhe djegies së gomave

Yllka Gashi

A rrezikohet projekti i ngrohjes në Prishtinë?

Yllka Gashi