Telenews

Kujdes nga mesazhet e njohura në WhatsApp – mund t’jua marrin llogarinë

Përdoruesit e WhatsApp-it po paralajmërohen për një formë të re mashtrimi phishing, ku viktimave u dërgohen mesazhe që u kërkojnë të votojnë për një fëmijë, kafshë shtëpiake apo pjesëmarrës në ndonjë konkurs.

Rreziku qëndron në faktin se mesazhi mund të vijë nga një person që përdoruesi e njeh, pasi llogaria e atij kontakti mund të jetë komprometuar më herët.

Qëllimi i sulmuesve është që përdoruesi të klikojë në një lidhje dhe, pa e kuptuar, të autorizojë lidhjen e një pajisjeje tjetër me llogarinë e tij në WhatsApp.

Për këtë lloj mashtrimi ka paralajmëruar edhe CERT-i Kombëtar i Serbisë.

Sulmi shfrytëzon funksionin legjitim të WhatsApp-it për lidhjen e pajisjeve shtesë. Përmes teknikës së njohur si “GhostPairing”, sulmuesit përpiqen ta bindin viktimën që ta shtojë pajisjen e tyre në llogarinë e WhatsApp-it.

Pasi kjo të ndodhë, sulmuesi mund të lexojë bisedat, të dërgojë mesazhe në emër të viktimës dhe të vazhdojë shpërndarjen e lidhjeve të rrezikshme te kontaktet e saj.

Viktima mund të vazhdojë ta përdorë WhatsApp-in normalisht, pa e kuptuar se një pajisje tjetër është ende e lidhur në sfond.

Përdoruesit këshillohen të kontrollojnë seksionin Settings → Linked Devices dhe të largojnë menjëherë çdo pajisje që nuk e njohin.

Gjithashtu rekomandohet që të mos hapen lidhje të dyshimta, edhe kur ato vijnë nga persona të njohur, dhe të mos skanohen kode QR apo të miratohet lidhja e një pajisjeje të re nëse procesi nuk është nisur nga vetë përdoruesi.

Të ngajshme

Në arrati që prej 2006-s për vr*sjen e një bashkëatdhetari/ arrestohet 48-vjeçari shqiptar

Yllka Gashi

Paditet Selena Gomez! Investitorët e akuzojnë këngëtaren për mashtrim, kërkojnë rikthimin e 1.2 mln dollarëve

Yllka Gashi

U gjet pa shenja jete në banesën e tij, hetohet vdekja e një burri në Lipjan

Yllka Gashi