Telenews

Zjarr në një hotel në Vlorë, 7 persona në spital – pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë –

Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te pushuesit që ndodheshin brenda objektit.

Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë përhapjes së zjarrit.

“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka deklaruar ai, raporton TCH.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë e incidentit, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa tre prej tyre janë transportuar në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Të ngajshme

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë –

KushtrimGuraj

PDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive sot në ora 11:00 –

KushtrimGuraj

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Rrezarta Ramaj