Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë fotografuar për herë të parë në publik që nga martesa e tyre sekrete, teksa kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Al-Nassr dhe Al-Fateh në Riad.
Çifti, i cili u martua javën e kaluar në një ceremoni private në Portugali, u shfaq në zonën VIP të stadiumit së bashku me fëmijët.
Ronaldo, 41 vjeç, dhe Georgina, 32 vjeç, dukeshin të qetë teksa ndiqnin ndeshjen.
Georgina u shfaq me një xhaketë sateni, ndërsa mbante në krahë vajzën e tyre Alana. Në tribuna ndodheshin edhe binjakët Eva dhe Mateo.
Ronaldo e kishte konfirmuar martesën përmes një fotografie të unazave të tyre, të shoqëruar me mbishkrimin “C❤️G”.

