Telenews

Sekuestrohet një BMW X6 në Pejë, Prokuroria jep urdhër që t’i kthehet pronarit gjerman

Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, përkatësisht Ekipin për Hetimin e Autokrimeve, ka përfunduar me sukses operacionin për sekuestrimin e automjetit të markës “BMW X6”, për të cilin autoritetet kompetente gjermane kishin lëshuar kërkesë për kërkim ndërkombëtar.

Operacioni është zhvilluar pas pranimit të informatave nga autoritetet kompetente gjermane, përmes zyrës së ILECU-së, se automjeti ishte në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të procedurës penale të iniciuar ndaj shtetasit kosovar Sh.Q. në Republikën Federale të Gjermanisë, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Më datë 07.08.2026, pas lokalizimit të automjetit, është realizuar sekuestrimi i tij, ndërsa Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të automjetit.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, më datë 14.08.2026, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për kthimin e automjetit te pronari i tij, shtetasi gjerman R.D.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, me qëllim të trajtimit efikas të rasteve penale dhe zbatimit të ligjit.

Të ngajshme

Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen

Yllka Gashi

Veturat ndeshen ballë për ballë, momenti i aksidentit tragjik në Podujevë

Yllka Gashi

32 milionë euro, Dortmund prezanton një blerje të fuqishme

Yllka Gashi