Telenews

Sulm kibernetik, Ueb-faqja “Konsumatori” bie jashtë funksionit

Ueb-faqja zyrtare konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes një njoftimi për publikun.

Sipas MINT-it, deri në rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të ueb-faqes, qytetarët mund t’i drejtojnë ankesat dhe kërkesat e tyre përmes emailit konsumatori@rks-gov.net ose përmes Viber-it në numrin +383 (0) 46 311-000.

Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet përmes kanaleve alternative.

Të ngajshme

32 milionë euro, Dortmund prezanton një blerje të fuqishme

Yllka Gashi

Momenti kur nxjerret nga shtëpia Igor Markoviqi, keqbërësi i veriut

Yllka Gashi

​Nëntë libra që duhet të lexohen së paku një herë në jetë sipas Elon Musk

Yllka Gashi