Telenews

Presidentja (u.d.) Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

U.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim, ambasadorin britanik,

Në njoftim shtohet se, Haxhiu e Hargreaves kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike, dhe, situatën institucionale në vend.

‘’ Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues.

U.D. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rolin e saj si partner i rëndësishëm i vendit tonë.

Të ngajshme

Rodri iu nënshtrohet testeve mjekësore te Barcelona

Yllka Gashi

Kosova për herë të parë në histori garon në Ligën B të UEFA Nations League

Rrezarta Ramaj

Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet

Yllka Gashi