Telenews

Kosova për herë të parë në histori garon në Ligën B të UEFA Nations League

Kosova për herë të parë në histori do të garojë në Ligën B të UEFA Nations League, niveli më i lartë ku ka arritur që prej pranimit në UEFA në vitin 2016.

“Dardanët” do të jenë pjesë e një grupi me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin, ndaj të cilëve do të zhvillojnë gjithsej gjashtë ndeshje.

Synimi i Kosovës do të jetë fitimi i grupit dhe promovimi në Ligën A.

Edicioni i ri nis në shtator, ndërsa ndeshjet e Kosovës do të transmetohen ekskluzivisht nga Artmotion dhe Klan Kosova, të cilat kanë siguruar të drejtat e transmetimit nga UEFA.

Përveç ndeshjeve, Artmotion dhe Klan Kosova do të sjellin mbulim special me emisione para dhe pas ndeshjeve, analiza dhe intervista ekskluzive.

Kalendari i ndeshjeve

  • Kosovë – Irlandë, 24 shtator, 20:45
  • Austri – Kosovë, 27 shtator, 18:00
  • Izrael – Kosovë, 1 tetor, 20:45
  • Kosovë – Austri, 4 tetor, 18:00
  • Kosovë – Izrael, 14 nëntor, 15:00
  • Irlandë – Kosovë, 17 nëntor, 20:45

Të ngajshme

Mashtrimet përmes Viberit, qytetarët po marrin mesazhe të rreme se janë fitues

Rrezarta Ramaj

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Gllogjanit, vendimi shpallet më 24 gusht

Yllka Gashi

U përfol për pozitën e Presidentit, Ramajli: S’jam kontaktuar nga askush, por s’e pranoj edhe nëse më ofrohet

Yllka Gashi