Telenews

Sveçla deklaron nga Mitrovica: Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma serbe në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një operacion të gjerë policor të zhvilluar në disa lokacione në veri të Mitrovicës, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.

Për këtë rast, Policia e Kosovës po mban një konference të jashtëzakonshme për media, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Në këtë konferencë janë paraqitur detaje rreth operacioneve policore të realizuara në disa lokacione në Mitrovicë Veri, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen për media.

Të pranshëm në këtë konferencë janë ministri në detyrë i MPB, Xhelal Sveçla dhe drejtori I Përgjithshëm i PK-së, kolonel Daut Hoxha.

Të ngajshme

Përplasje zinxhir në Gjakovë: Mercedesi godet Opelin, ai përfundon në një Škoda – gjashtë të lënduar, dy dërgohen në QKUK –

KushtrimGuraj

PDK-ja i dërgon letër Deharit: Thirre seancën për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën –

KushtrimGuraj

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi