Telenews

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit –

Sot bëhen 19 vjet nga vdekja e aktorit të madh shqiptar, Faruk Begolli, një prej figurave më të njohura të kinematografisë në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.

Begolli lindi më 14 shkurt 1944 në Pejë, ndërsa vdiq më 23 gusht 2007. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd, ku diplomoi në vitin 1966.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Begolli luajti në më shumë se 60 filma dhe arriti famë të madhe në gjithë rajonin. Karrierën filmike e nisi me “Pogled u Zenicu Sunca” në vitin 1966, për të vazhduar më pas me një sërë rolesh të rëndësishme.

Ndër filmat më të njohur ku ai luajti janë “Bitka na Neretvi”, “Cuvar plaze u zimskom periodu” dhe “Dervishi dhe Vdekja”.

Begolli la gjurmë të rëndësishme edhe në kinematografinë kosovare, me role në filmat “Era dhe Lisi”, “Kur pranvera vonohet”, “Të Ngujuarit”, “Si të vdiset” dhe “Proka”.

Përveç punës si aktor, ai dha kontribut të madh edhe në zhvillimin e teatrit dhe edukimit artistik në Kosovë. Begolli ishte bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitet ’90 bashkëthemeloi edhe Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të artit shqiptar, me një trashëgimi të pasur në film, teatër dhe edukimin e brezave të rinj të aktorëve.

Të ngajshme

Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia jep detaje

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në dhomën e gjumit – 24-vjeçarja vdes në QKUK, bashkëshorti i dyshuar për vrasje të rëndë

Yllka Gashi

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Yllka Gashi