Telenews

Pse dështoi transferimi i Alvarez te Barcelona? Kushti i Atletico Madridit që bllokoi gjithçka –

Atletico Madridi ka vendosur të mos negociojë më për largimin e Julian Alvarez, pasi afati i vendosur nga klubi për paraqitjen e një oferte zyrtare prej 150 milionë eurosh ka kaluar pa asnjë zhvillim konkret.

Sipas Diario AS, drejtori ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, kishte vendosur 20 qershorin si afat për Alvarezin dhe agjentin e tij, Fernando Hidalgo, që të sillnin një ofertë nëse sulmuesi dëshironte të largohej.

Edhe pse Real Madridi kishte bërë të ditur më 9 qershor se kishte paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh, sipas raportimit nuk kishte mbërritur asnjë ofertë me shkrim dhe nuk ishin zhvilluar negociata konkrete.

Atletico e ironizoi situatën edhe në rrjetet sociale, ndërsa Alvarez kishte bërë të ditur se Barcelona ishte destinacioni i tij i preferuar.

Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen refuzuan të hapnin negociata me Barcelonën, pasi afati i 20 qershorit kaloi pa ndonjë ofertë zyrtare.

Dy ditë më vonë, Alvarez shprehu publikisht dëshirën për t’u larguar, një qëndrim që nuk u prit mirë nga Atletico, ku deklaratën e tij e lidhën me “këshilla të gabuara” nga agjenti.

Sipas raportimit, Atletico e konsideron tashmë të mbyllur mundësinë e largimit të sulmuesit dhe ka paraqitur ankesa ndaj Barcelonës në FIFA dhe Federatën Spanjolle të Futbollit.

Alvarez pritet tani të përpiqet të rikthejë marrëdhënien me trajnerin Diego Simeone dhe tifozët e Atletico Madridit.

Të ngajshme

Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Meriton Korenica pritet të largohet nga Cluji, problemet financiare shtyjnë klubin drejt shitjes së kosovarit –

KushtrimGuraj

Kosova në krye të botës për lojtarë të nivelit të lartë në Counter-Strike –

KushtrimGuraj