Telenews

Kosova në krye të botës për lojtarë të nivelit të lartë në Counter-Strike –

Kosova renditet e para në botë për numrin e lojtarëve të nivelit të lartë në Counter-Strike në raport me numrin e banorëve.

Sipas statistikave të fundit të FACEIT, Kosova ka 228 lojtarë Level 10 për 100 mijë banorë, duke lënë pas Finlandën me 92 dhe Danimarkën me 90, transmeton Klankosova.tv.

Level 10 është niveli më i lartë i sistemit konkurrues të FACEIT, ndërsa lojtarët më të mirë mund të arrijnë edhe statusin Challenger.

Kjo renditje nxjerr në pah potencialin e madh të Kosovës në skenën e Counter-Strike, veçanërisht pas suksesit ndërkombëtar të ekipit kosovar Bad News Eagles në vitin 2022.

Të ngajshme

Xhaka nuk ndalet, synon suksese edhe më të mëdha me Sunderlandin –

KushtrimGuraj

Fantastike: Vashat e Kosovës shkruajnë histori në volejboll

Yllka Gashi

Çfarë po ndodh, Sylvinho shfaqet në “Camp Nou” dhe takohet me drejtorin sportiv të Barcelonës

Yllka Gashi