Telenews

Numër i madh i armëve paleje në duart e kosovarëve, disa prej tyre u gjetën veç pas të shtënave

Një numër i madh i armëve paleje gjenden vazhdimisht në duart e qytetarëve të shumtë në Kosovë.

Brenda 24 orëve të fundit nga Policia janë raportuar gjashtë raste të ngjashme.

Në disa raste këto armë janë gjetur pas të shtënave me armë, ku edhe janë vënë në rrezik qytetarë të shumtë.

Një nga këto raste ishte në Gllogoc, në Podujevë si dhe në Gjilan.

Kurse në disa raste ë tjera armët u gjetën gjatë kontrolleve rutinore.

MBAJTJE NË PRONË SI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE &PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Gllogoc,23.08.2026-02:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, nga vetura e tij në lëvizje kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja  dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë revole me gaz dhe 88 fishekë. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Podujevë, 23.08.2026 – 18:35.Pas një informate për të shtëna me armë zjarri, policia nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pistoletë me gas me 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 23.08.2026 – 21:00. Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili gjatë kontrollit ka deklaruar se ka një armë me vetë. Arma pistoletë me 10 fishekë, leje të skaduar si dhe leje për armë të shenjëtarisë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE& PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Gjilan 23.08.2026 – 10:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar; dy pistoleta, tri pushkë gjuetie, 293 fishekë dhe 6 gëzhoja . Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Deçan, 23.08.2026 – 18:40. Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar me një motor katër rrotësh, gjatë kontrollit në motor i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 28 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE& PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Gjakovë, 23.08.2026 – 20:30.  Pas një informate për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka dorëzuar armën pistoletë me 3 gëzhoja dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia jep detaje

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në dhomën e gjumit – 24-vjeçarja vdes në QKUK, bashkëshorti i dyshuar për vrasje të rëndë

Yllka Gashi

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Yllka Gashi