Telenews

Glauk Konjufca paraqitet në gjykatë, pas pak pritet të nisë rigjykimi për gazin lotsjellës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pas pak pritet të nisë seanca e rigjykimit ndaj tij lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 26 shkurt 2024, e kishte shpallur Konjufcën të pafajshëm për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” akuza ishte refuzuar për shkak të parashkrimit.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte prishur këtë vendim dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Aktakuza ndaj Konjufcës ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 3 shkurt 2017.

Ai akuzohet se më 10 gusht 2016, në cilësinë e deputetit, gjatë një mbledhjeje të Kuvendit të Kosovës kishte hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Sipas aktakuzës, për shkak të tymit të krijuar nga gazi lotsjellës, pjesëmarrësit ishin detyruar ta braktisnin sallën.

Të ngajshme

Gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë, Qehaja: Do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin tetë

Yllka Gashi

Julian Alvarez nuk do të stërvitet sot me Atletico Madridin, kjo është arsyeja

Yllka Gashi

Një kosovar kapet me patentëshofer të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Yllka Gashi