Telenews

Gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë, Qehaja: Do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin tetë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, po bëhet pas një pune të gjatë avokimi.

Në një deklarim për IndeksOnline, Qehaja u shpreh se kjo autostradë do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin 8.

“Një ndër caqet kryesore të bashkëpunimit tonë, ai i ndërlidhjes dhe mobilitetit, sot po përurohet. Më konkretisht, pas shumë viteve angazhime, avokime dhe lobime edhe nga ana jonë, sot po e përurojmë fillimin e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë. Autostrada do të lidhet me fundin e autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe do të lidhë qytetarët e Kosovës me korridorin tetë…” tha Qehaja.

Tutje, ai tha se ky është një segment shumë i rëndësishëm i autostradës dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Të ngajshme

Dalin detajet e para nga krimi në Prizren, çifti ishte vetëm në shtëpi

Yllka Gashi

Prizrenasi 81-vjeçar që dyshohet se vrau gruan e tij përfundon në qeli për 48 orë

Yllka Gashi

Lirim Mehmetaj reagon pas publikimit të dokumentit “Leptiri”: “Bëhet fjalë për një plan të vitit 2001”

Yllka Gashi