Telenews

Hoti: Bllokimi i institucioneve ka një adresë – LVV dhe Kurti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se, me përfundimin e muajit gusht, 120 deputetë do të marrin rroga pa punuar asgjë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh se rezultati zgjedhor i 7 qershorit është i qartë, sakaq partia e parë e ka mundësinë të konstituojë kuvendin dhe të formojë qeverinë.

“Bllokimi i funksionimit të institucioneve ka një adresë: Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti dhe të gjithë ata, që në çfarëdo forme, po e ndihmojnë këtë bllokim të funksionimit të dy institucioneve të larta të shtetit”, thotë Hoti.

Ai tregon se punë të rëndësishme do të mund të kryheshin në kuvend, nëse do të kishte qeveri funksionale. Mes të tjerash, ai përmend rishikimin e buxhetit, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe mbikëqyrjen parlamentare të qeverisë.

Të ngajshme

Dalin detajet e para nga krimi në Prizren, çifti ishte vetëm në shtëpi

Yllka Gashi

Prizrenasi 81-vjeçar që dyshohet se vrau gruan e tij përfundon në qeli për 48 orë

Yllka Gashi

Lirim Mehmetaj reagon pas publikimit të dokumentit “Leptiri”: “Bëhet fjalë për një plan të vitit 2001”

Yllka Gashi