Telenews

Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë

Donjeta Sadiku është kualifikuar në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën.

Boksierja kosovare do të luftojë për medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku në finale do të përballet me Kristina Kuluhovan e Serbisë. Kuluhova është me prejardhje ruse, por garon nën flamurin e Serbisë.

Sadiku ishte bindëse në gjysmëfinale, ku e mposhti greken Sofia Legaki me vendim unanim të gjyqtarëve, 5:0.

Boksierja kosovare e nisi fuqishëm meçin dhe që në raundet e para vendosi ritmin e përballjes. Legaki u numërua nga gjyqtari si në raundin e parë, ashtu edhe në të dytin, ndërsa në raundin e tretë grekja tentoi të rikthehej në meç. Megjithatë, Sadiku e menaxhoi mirë përballjen deri në fund dhe siguroi fitoren e merituar.

 telegrafi.com

Në çerekfinale, Sadiku kishte mposhtur turken Esmanur Lok me rezultat 4:1, ndërsa ndaj Legakit tregoi një paraqitje edhe më dominuese.

Me këtë sukses, Donjeta Sadiku vazhdon të jetë një prej figurave kryesore të sportit kosovar dhe tashmë ka siguruar një tjetër medalje në një ngjarje të madhe ndërkombëtare.

Boksierja kosovare ka fituar medalje në garat më të rëndësishme evropiane dhe botërore, ndërsa medalja olimpike mbetet një prej objektivave të saj kryesore.

Tani, Sadiku është vetëm një fitore larg medaljes së artë të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të ngajshme

Donjeta Sadiku grushton fort greken dhe siguron finalen – nesër përballet me rusen që garon për Serbinë –

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi titullar ndaj Lyonit, i prin sulmit të Fenerbahçes –

KushtrimGuraj

Sterling rrezikon të dënohet me dy vjet burg

Yllka Gashi