Telenews

Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta në Gjilan

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera gjatë punimeve në një rrugë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë hasur fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe një uniformë ushtarake, që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Njësitë përkatëse kanë “bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta, pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të ngajshme

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional”, Presidenca shkruan komunikatë me inteligjencë artificiale – “harron” ta fshijë fjalinë e chatbotit –

KushtrimGuraj

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Yllka Gashi

Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë

Yllka Gashi