Telenews

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

Kosova ka fituar medaljen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë paraqitjes së Fatjona Kasapit në xhudo.

Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi në duelin për medaljen e tretë mposhti italianen Gaia Stella.

Xhudistja kosovare triumfoi ndaj Stellës me “Yuko”, duke siguruar kështu vendin e tretë në këtë kategori.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në “Taranto 2026”. Një ditë më parë, boksierja Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Të ngajshme

Hidhet shorti i Europa League-s, përballje interesante

Yllka Gashi

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Yllka Gashi

Flaka Loxha kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare 2026

Yllka Gashi