Telenews

Familja shqiptare që humbi 3 djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan

Tragjedia me zjarrin që goditi një familje nga Shqipëria që jeton në Jacksonville, Florida, ka tronditur komunitetin shqiptar.
Djemtë binjakë rreth 10-vjeçarë dhe i biri tjetër 2-vjeçar nga familja Manati humbën jetë, ndërsa prindërit dhe dy fëmijët e tjerë mbijetuan, por më lëndime.

Shqiptarët që jetojnë në atë pjesë kanë dhënë lajmin e hidhur edhe në rrjete sociale, ndërsa kanë kërkuar mbështetje për çiftin Gent dhe Albana Manati.

Për shkaqet e incidentit akoma nuk dihet, por Policia ka nisur tashmë hetimet.

Në disa pamje të publikuara nga Reuters, në ditën kritike, shihen disa familjarë të viktimave, konkretisht gjyshërit e nipërve të vdekur (prindërit e nënës së tyre), Alia dhe Artan Sulollari (Sulovari).

Të ngajshme

Serbia i garanton kriminelit Mlladiq varrim me ceremoni shtetërore

Yllka Gashi

Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares në lumin Drin, flasin nga Policia

Yllka Gashi

IQMT: Kontrollet po japin rezultat – marketet e inspektuara po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit

Yllka Gashi