Telenews

Hepatit akut që prek fëmijët, OBSH: 169 raste në 12 shtete, shënohet viktima e parë

OBSH ka sqaruar se është informuar për 169 raste në 12 shtete.

Sipas organizatës, pjesë e sistemit të OKB-së, deri më 21 prill, raste të hepatitit akut me origjinë të panjohur te fëmijët janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Spanjë, Izrael, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumania dhe Belgjika.

Fëmijët që zhvilluan hepatit akut ishin nga një muaj deri në 16 vjeç. OBSH tha se në 74 rastet e fundit, është zbuluar një virus i zakonshëm i gripit, i njohur si adenovirus. Njëzet nga fëmijët e testuar ishin të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa 19 kishin adenovirus dhe COVID-19.

OBSH tha se po monitoronte nga afër situatën dhe po punonte me autoritetet shëndetësore britanike dhe shtetet e tjera anëtare dhe partnerët për rastet.

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së kanë lëshuar një paralajmërim urgjent, duke u kërkuar pediatrit që të jenë vigjilentë për rastet e hepatitit tek të miturit, ndoshta të lidhura me një virus gripi, si pjesë e një hetimi më të gjerë për rastet e pashpjegueshme të hepatitit akut tek fëmijët./EO

The post Hepatit akut që prek fëmijët, OBSH: 169 raste në 12 shtete, shënohet viktima e parë appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj