Telenews

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Ish-ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, ka paralajmëruar se mungesa e një marrëveshjeje mes liderëve politikë në Kosovë mund të thellojë edhe më tej krizën dhe të pengojë përparimin e vendit.

Walker tha se nëse liderët politikë nuk arrijnë kompromis, situata aktuale e bllokadës do të vazhdojë.

“ Mungesa aktuale e ecjes përpara do të vazhdojë. Ka çështje të rëndësishme. Natyrisht, marrëdhënia me Serbinë, nevoja për dialog që prodhon diçka… Siç e thashë, Kosova nuk është kërcënim për askënd, ndërsa Serbia vazhdon të jetë kërcënim në Ballkan.”, tha ai.Walker u bëri thirrje katër partive kryesore që të arrijnë një marrëveshje në interes të Kosovës.

“Mendoj se duhet të marrin një vendim se deri kur duhet të zgjedhin një president të ri ose të shkojnë në zgjedhje të reja. Vendi nuk ka nevojë për edhe disa muaj të tjerë të këtij konfuzioni.”, tha tutje ai.

Të ngajshme

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet –

KushtrimGuraj

Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren –

KushtrimGuraj

Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim –

KushtrimGuraj