Telenews

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, Kosova ende në kërkim të 1.577 personave –

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, ndërsa Kosova vazhdon të përballet me plagën e mijëra familjeve që ende nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve të tyre.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona konsideroheshin të zhdukur.

Edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, sipas të dhënave të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Familjarët vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, ndërsa çështja e personave të zhdukur mbetet një prej plagëve më të rënda dhe të pazgjidhura të luftës së viteve 1998–1999.

Të ngajshme

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet –

KushtrimGuraj

Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren –

KushtrimGuraj

Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim –

KushtrimGuraj